🇽🇰 Kosova
Policia bastis shtëpinë e personit të identifikuar për eksplozivin në afërsi të Ujmanit
nga Venera Grabanica21 korrik 2024
Sot gjatë ditës ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në ora 21:00 në zonën e Zubin Potokut, ku janë sekuestruar edhe tri radiolidhje dhe një veturë.
Sipas Policisë, nuk ka të arrestuar dhe se personi i identifikuar nuk është gjetur në shtëpi.









