Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia e gjen një zollë në Banjskë të Zveçanit

nga Gentrita Xhemajli26 mars 2025
Policia e gjen një zollë në Banjskë të Zveçanit

Policia e Kosovës ka gjetur një armë (zollë) në Banjskë të Zveqanit.

Të mërkurën rreth orës 15:05, njësitë  policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore,  përfshirë edhe njësinë e specializuar  për trajtimin e mjeteve eksplozive.

Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ka njoftuar Policia.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa autorizuar të armëve’’. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →