Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia e Kosovës aksion kundër drogës dhe krimeve kibernetike, bastisen disa lokacione

nga Gentrita Xhemajli3 qershor 2025
Policia e Kosovës aksion kundër drogës dhe krimeve kibernetike, bastisen disa lokacione

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në disa rajone të vendit kundër trafikimit me substanca narkotike dhe krimeve kibernetike.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ndërsa detajet tjera do të bëhen pas kompletimit të operacionit”, tha ai. /21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →