Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për falsifikim të dokumenteve

nga Venera Grabanica9 qershor 2025
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Gjatë kontrollit rutinor, njësia policore ka ndaluar të dyshuarin i cili kishte urdhërarrest aktik për veprën penale “Falsifikim i dokumeteve”.

I dyshuari ishte prezantuar me një dokument tjetër, kurse Policia e Kosovës ka kuptuar se letërnjoftimi i tij ishte i falsifikuar.

Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit të inicohet rast për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KRPK-së.

Me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

ETIKETA:#Lajme#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →