Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë fillojnë patrullimet e përbashkëta

nga RTV211 korrik 2017

Kjo realizohet referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shqipërisë

Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës sot do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të kryer patrullime rrugore së bashku me Policinë e Shqipërisë.

Paraprakisht do të mbahet një konferencë për media në pikën e kalimit kufitar Vërmicë, pastaj ekipet policore do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për të kryer detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit.

Kjo realizohet referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →