Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia e Kosovës mbyll disa rrugë për ta siguruar vizitën e Bërnabiqit në veri

nga Kaltrina Berila5 shtator 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rastin e vizitës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në veri të Mitrovicës, do të përkujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në njoftim thuhet se në segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se sot për vizitë në Luginë të Preshevës do të jenë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →