Policia e largon edhe një autoblindë të grupit terrorist nga Banjska
(Lajm i përditësuar)
Policia e largon edhe një autoblindë të grupit terrorist nga Banjska
Kamioni i policisë i cili po transportonte një autoblindë e cila është identifikuar sot paradite, sapo ka kaluar udhëkryqin tek Bajnska dhe është nisur në drejtim të Mitrovicës.
Shtohen forcat të policisë dhe KFOR-it në Banjskë
Shumë automjete të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, janë duke qarkulluar tek udhëkryqi i Bajnskës, disa prej të cilave po kthehen në drejtim të manastirit, ndërsa të tjerat po vazhdojnë në drejtim të kufirit të Jarinjes.
Vërehet numër më i madh i pjesëtarëve të policisë sesa gjatë ditës së djeshme gjithandej magjistrales Zveçan – Leposaviq – Jarinje.
Po ashtu një helikopter i KFOR-it herë pas herë është duke vëzhguar situatën nga ajri në këtë zonë.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se në zonën përreth manastirit policia ka identifikuar edhe një automjet në të cilin dyshohet të ketë armatim.
Situata aktualisht këtu është e qetë. /kp
Policia për RTV21 thotë se situata në veri është e qetë
Në fshatin Banjskë të Zveçanit situata është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident gjatë natës.
Policia e Kosovës këtë të martë për portalin rtv21.tv ka thënë se situata gjatë natës, por edhe për momentin është e qetë.
Orët e para të së dielës nisen me sulme të armatosura nga grupe terroriste serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit ku i vdekur mbeti, Afrim Bunjaku, polic i Kosovës dhe u lënduan tre policë të tjerë, njëri prej tyre me armë zjarri. Të vdekur mbetën edhe tre sulmues./21Media











