Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia gjen arsenal armësh e uniforma ushtarake në veri të Kosovës

nga Kaltrina Berila19 nëntor 2024
Policia gjen arsenal armësh e uniforma ushtarake në veri të Kosovës

Policia e Kosovës sot ka kryer një kontroll në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan. Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë.

Policia ka bërë të ditur se fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera.

Policia përmes një komunikate ka zbuluar se dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia:

1. 4 granata M75
2. dy pushkë automatike AK 47
3. gjashtë karikatorë me municion të AK 47
4. një karikator i zbrazët
5. 156 fishek të AK 47
6. 179 fishekë të M48
7. një antiplumb ushtarak, me dy pllaka
8. tri palë pantallona
9. katër jakne ushtarake
10. dy jelekë taktikë
11. dy gas maska
12. dy çanta krahu ushtarake
13. 5 rripa ushtarakë të brezit
14. një maicë e zezë

“Ky rast ka të bëjë me një person me interes për Policinë, e i cili dyshohet se ndërlidhet me rastin Bajnska”, ka thënë tutje Policia.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →