Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia gjen një plantacion me rreth 20 mijë bimë kanabis

nga Kaltrina Berila16 shtator 2023
Policia gjen një plantacion me rreth 20 mijë bimë kanabis

Rreth 20 mijë fije të bimëve narkotike janë gjetur në brezin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, rreth 5 kilometra në zonën malore nga Kosharja.

“Zyrtarë policorë nga DRPK-Perëndimi, që në ora 01:30, datë 16.09.2023, kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik. Në ora 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike (kanabis). Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për rastin janë njoftuar njësitet relevante të policisë dhe prokurori i PTh-Gjakovë. Rasti do të vazhdojë të trajtohen në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →