Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Policia gjermane kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e boksierit Besar Nimani

nga B G12 mars 2024
​Policia gjermane kërkon ndihmë për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia e Bielefeldit po i kërkojnë ndihmë nga publiku për arrestimin e dy të dyshuarve për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani.

Kush mund të japë informacion për vendndodhjen aktuale të dy 33-vjeçarëve të dyshuar urgjentisht nga Bielefeld, të cilët kërkohen me urdhër arresti? Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga policia, përcjellë KosovaPress.

Në vazhdën e hetimeve nga skuadra e vrasjeve “Ober”, dy 33-vjeçarë nga Bielefeldi u vunë në fokusin e hetuesve. Deri më tani banesat e të kërkuarve në Bielefeld u kontrolluan nga njësitë speciale natën e krimit, por ato nuk kanë rezultuar me arrestimin e tyre.

Policia kriminale po kërkon nga mediat dhe publiku që t’i ndihmojnë ata të gjejnë Ayman Daëoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →