🇽🇰 Kosova
Policia jep detaje nga shpërthimi i zjarrit në një restorant në Milloshevë
nga Venera Grabanica1 nëntor 2025
Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me shpërthimin e në zjarri, i cili ka ndodhur nën rrethana ende të pasqaruara, në një restorant në Milloshevë të Obiliqit.
Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Kryeqytetin, tha për kp se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.
Raportohet se bëhet fjalë për restorantin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi.











