Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

nga Gentrita Xhemajli26 korrik 2025
Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një person ka mbetur i vdekur dje nga një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës tha se dyshohet se shoferi i një veture nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, të cilit i shkaktoi lëndime vdekjeprurëse.

Sipas raportit thuhet se në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës, ndërs trupi është dërguar në IML.

“Fsh. Llazarevë, Obiliq 25.07.2025 – 18:17. Në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →