RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për aksidentin në Veternik

nga RTV215 dhjetor 2018

Katër persona të lënduar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të mbrëmshëm në Veternik, si pasojë e së cilit janë lënduar katër persona.

Rreth orës 18:00 mbrëmë në Veternik të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ishin të përfshira pesë automjete që rezultoi me katër persona të lënduar. Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se aksidenti dyshohet që ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Katër meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku kanë qenë të përfshira pesë automjete. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.”, bëhet e ditur në raport./21Media

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →