Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për valixhen e dyshimtë në Prishtinë

nga Venera Grabanica21 shtator 2020

Një valixhe e dyshimtë është gjetur sot rreth orës 10:30 në rrugën “Bill Kllinton”. Me këtë rast një pjesë e kësaj rruge ishte bllokuar nga policia për qarkullim.

Në lidhje me këtë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se ekzaminimi i vendit ka përfunduar në orën 13:00 dhe në valixhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Ahmeti ka treguar se hetuesit policor kanë arrit të identifikojnë pronarin e valixhes.

”Rreth orës 13:00, ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën Bill Klinton. Në valixhe nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor kanë arrit të identifikojnë pronarin e valixhes. Rruga Bill Klinton është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policor po po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti. /21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →