Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë

nga Gentrita Xhemajli10 maj 2025
Policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 34-vjeçarit dhe plagosjen e 30-vjeçares në “Rrugën B” në Prishtinë.

Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK, ndërkaq vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Trupi i pa jetë me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Rr. B, Prishtinë  09.05.2025, 15:08.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →