Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

nga B.K26 mars 2023
Policia jep detaje për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Një zjarr ka shpërthyer në orët e mbrëmjes së shtune në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, teksa rasti është nën hetime.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →