Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia jep detaje të reja rreth aksidentit në Pejë ku humbi jetën një i ri

nga B G26 shtator 2025
Policia jep detaje të reja rreth aksidentit në Pejë ku humbi jetën një i ri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në mes të një motoçiklete dhe një veture në Pejë ku humbi jetën një person. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Treboviq – Pejë.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, derisa drejtuesi i motoçikletës pasi humb kontrollin në një kthesë (i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e godet veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa personi i lënduar është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →