Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e “hakerit” nga Vushtrria

nga Kaltrina Berila12 gusht 2025
Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e “hakerit” nga Vushtrria

Driton Sokoli nga Vushtrria po kërkohet nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimeve për mashtrim.

Policia, përmes Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët në lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Sokoli siç thuhet në postimin e policisë në Facebook, dyshohet për veprat penale të mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike, si dhe vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve.

“Qytetarët që disponojnë informacione mund të kontaktojnë Policinë përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, në emailin info@kosovopolice.com ose në numrat 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, shkruhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →