Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi për vjedhje në vlerë të 31 mijë eurove

nga Kaltrina Berila3 korrik 2023
Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi për vjedhje në vlerë të 31 mijë eurove

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë në kapjen e një personi që është i dyshuar për vjedhje të rëndë në fshatin Shirok të Suharekës në vlerë të 31 mijë eurove.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari dhe persona të tjerë kanë vjedhur stoli ari në vlerë të 20 mijë eurove dhe 11 mijë euro para të gatshme.

“Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për identifikimin e personit të dyshuar. Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrit që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit. Me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë . Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →