Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e vendndodhjes së këtij personi

nga Xh.D17 dhjetor 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në lokalizimin dhe arrestimin e Anton Bajramaj(31 vjeç).
Me Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dhe dega në Klinë, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe “ Mashtrim”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →