Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për mashtrim

nga Kaltrina Berila21 janar 2025
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për mashtrim

Policia në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon bashkëpunim nga qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografi.

I kërkuari dyshohet se me datën 09.03.2024 në rrugën ” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka kryer veprën penale ” Mashtrimi”, ku në një lokal ka mashtruar shitësen me një shumë të caktuar të parave.

Kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, ose në numrin 192.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →