Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

nga Kaltrina Berila24 qershor 2025
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një gruaje e cila dyshohet për vjedhje në Prishtinë.

Policia po ashtu në postimi e tyre në rrjetin social në Facebook kanë bërë publikimin e fotografisë së gruas së dyshuar për vjedhje.

“Njësiti i Hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, luteni të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →