Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për posedim të lëndëve narkotike.
Policia ka njoftuar se pas një pune operativo-hetimore kanë zhvilluar një operacioni të koduar me emrin “Rrufeja” me ç‘rast është ndaluar një veturë, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari N.D/1975, pasagjer ishte i dyshuari tjetër B.K/1973.
Pas kontrollit, të dyshuarit të parë i është konfiskuar heroinë. Më pas, Policia ka realizuar kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, ku janë gjetur e konfiskuar kokainë në peshë 234.3 gram, heroinë në peshë 412.6 gram, 29 fishekë kal.9mm, si dhe 3 telefona mobil.
“Dyshohet se substancat narkotike kanë qenë të destinuara për tregun lokal”, ka bërë të ditur Policia.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë./21Media









