Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia me barkë evakuon një familje në Mitrovicë të Jugut

nga B G8 janar 2026
Policia me barkë evakuon një familje në Mitrovicë të Jugut

Policia e Kosovës ka njoftuar se me barkë shpëtimi ka evakuuar një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë.

Sot, më 08.01.2026, përballë kushteve të rënda atmosferike dhe vërshimeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në rajonin e Mitrovicës jugu, Policia e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e saj.

Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Emergjencave në Mitrovicë – Jugu, dhe ekipet tjera për shpëtim, Njësia e Kontrollit të Kufirit Ujor (NJKKU) e Policisë ka ndërhyrë me vendosmëri duke realizuar evakuimin e sigurt të një familjeje katër anëtarëshe, e cila ishte e rrezikuar dhe e bllokuar në shtëpinë e saj nga vërshimet, në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë jug.”, thuhet  në njoftimin e policisë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →