Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia ndëshkon 33 shoferë nën ndikim të alkoolit

nga Gentrita Xhemajli22 dhjetor 2025
Policia ndëshkon 33 shoferë nën ndikim të alkoolit

Gjatë kësaj jave, Policia e Kosovës në kuadër të planit ROADPOL 2025, ka shtuar prezencën dhe kontrollet në të gjitha rrugët e vendit, me fokus të veçantë në kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve.

Sipas raportit policor, njësitë e trafikut rrugor kanë realizuar 996 pika kontrolli, gjatë të cilave janë kontrolluar 304 shoferë, ndërsa 33 prej tyre janë konstatuar duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.

Ndaj të gjithë shoferëve të konstatuar në kundërshtim me ligjin janë ndërmarrë masa të rrepta ligjore, në përputhje me procedurat në fuqi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →