RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Policia sekuestron armë dhe drogë në Prishtinë

nga Venera Grabanica9 gusht 2025
​Policia sekuestron armë dhe drogë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë tre persona të dyshuar, pas gjetjes së një sasie të substancës narkotike gjatë një kontrolli në vendin e ngjarjes.

Në vijim të hetimeve dhe me vendim të prokurorit kompetent, janë bastisur banesat e të dyshuarve, ku janë konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 73 fishekë, substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, me peshë 20.02 gram, 28 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një peshore digjitale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet në hetim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →