Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia sekuestron një granatë dorë dhe një thikë në Prishtinë

nga Xh.D14 dhjetor 2022
Policia sekuestron një granatë dorë dhe një thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një granatë dorë dhe një thikë në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policor të stacionit qendra, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë kanë ndaluar një automjet për kontrollë rutinë, ku pas sekuestrimit të armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive, nga njësite policore është kryer një operacion bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq.
Siç njofton Policia, nuk është gjetur asgjë tjetër e dyshimtë.
Ndaj personit të dyshuar, A.D, mashkull, 27 vjeç, është inicuar rast për armëmbajtje pa leje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →