Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Policia sekuestron një mercedes me vlerë 160 mijë euro, pronari kishte detyrime të pashlyera në Gjermani

nga Gentrita Xhemajli30 shtator 2025
Policia sekuestron një mercedes me vlerë 160 mijë euro, pronari kishte detyrime të pashlyera në Gjermani

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka sekuestruar një automjet, Mercedes G63 të vitit 2022, me vlerë prej 160 mijë eurosh.

Sekuestrimi i automjetit është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi dyshohet se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur me këtë automjet.

Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës.

“Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe për veprimet e mëtejme do të veprohet sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë. Ky operacion paraqet një shembull të qartë të bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për drejtësi dhe siguri.”

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →