Policit të ndaluar për spiunazh i caktohen 48 orë paraburgim
(Lajm i përditësuar)
Polici serb i arrestuar në Kosovë po merret në pyetje në hapësirat e Inspektoratit Policor
Bojan Jevtiq, polici i arrestuar sot (e enjte) gjatë aksionit të përbashkët të autoriteteve të Kososvës te Dheu i Bardhë është duke u marrë në pyetje në hapësira e objektit të Inspektoratit të Policisë së Kosovës.
Bojan Jevtiq, i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.
Bojan Jevtiq, polici i arrestuar sot (e enjte) gjatë aksionit të përbashkët të autoriteteve të Kososvës te Dheu i Bardhë është arrestuar nën dyshimet për veprimtari spiunazhi për llogari te BIA-s serbe, raporton KosovaPress. Arrestimi i Jevtiq është realizuar në orët e para të mëngjesit me autorizim të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas një hetimi disamujor ndërinstitucional të koordinuar nga AKI, IPK dhe PSRK.
Burime të besueshme nga institucionet e sigurisë në Kosovë kanë konfirmuar për kp se Jevtiq dyshohet se për vite me radhë ka transmetuar dokumente të klasifikuara policore dhe plane operative te zyrtarë të inteligjencës serbe.
Atij i janë gjetur dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), pjesë e së cilës nuk është Kosova, ndërkohë që janë Serbia dhe Rusia.
Sipas burimeve të njëjta, KosovaPress mëson se pas sulmit në Banjskë, Jevtic ka transmetuar plane operative të ndjeshme që lidhen me sigurinë kufitare.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.
Ndryshe, Bojan Jevtiq është i arrestuari i gjashtë për spiunazh, pasi në një periudhë brenda një vitio, ishin arrestuar edhe pesë të dyshuar tjerë.
Arrestohet një polic për spiunazh
Gjatë operaiconit për dyshimet për spiunazh që po zhvillohet sot, inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar togerin B.J, serb i Kosovës.
Prokuroria Speciale bashkë me AKI dhe IPK me operacion kundër spiunazhit në Kosovë
Një operacion me dyshimet për spiunazh ka filluar në Kosovë.
Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, operacioni po kryhet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë për Inteligjencë.
Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë, detajet thotë Prokuroria do të bëhen publike më vonë.
Komunikatë e përbashkët:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Inspektorati Policor i Kosovës
Prishtinë, 17 Korrik 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi.











