Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Polonia ndalet nga Moldavia, Uellsi mposht Kroacinë dhe Spanja mjaftohet me Gavin

nga Venera Grabanica15 tetor 2023
Polonia ndalet nga Moldavia, Uellsi mposht Kroacinë dhe Spanja mjaftohet me Gavin

Sot janë luajtur ndeshjet e radhës të kualifikueseve të Euro 2024.

Polonia dhe Moldavia, dy skuadra të cilat ndodhen në grupin tonë, janë ndeshur së bashku në Varshavë dhe sfida ka përfunduar në barazimin 1-1. Moldavët ishin të parët që kaluan në avantazh, por polakët gjetën golin e barazimit në pjesën e dytë. Me këtë rezultat, Polonia ndodhet tashmë në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Moldavia në vendin e katërt me 9 pikë. Sfidën e radhës, Moldavia luan në shtëpi ndaj Shqipërisë. Moldavët kanë treguar që nuk janë një ekip i thjeshtë për t’u mposhtur, por Shqipëria do të kërkojë në çdo mënyrë të dalë me pikë.

Uellsi ka mposhtur Kroacinë me shifrat 2-1. Vendasit kaluan dy herë në avantazh me anë Wilson në pjesën e dytë, ndërsa Kroacia shënoi golin e vetëm me anë të Pasalic. Me fitoren e marrë, Uellsi ndodhet tashmë në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Kroacia e vendit të tretë.

Spanja ka mposhtur Norvegjinë me rezultatin minimal 0-1. Gavi ishte autori i golit të vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes. Iberikët me këtë fitore pozicionohen në vendin e parë të grupit me 15 pikë, por ndiqen nga pas prej Skocisë të cilët kanë po të njëjtën shifër pikësh. Ndërkohë, nordikët të udhëhequr nga Haaland ndodhen në vendin e tretë me 10 pikë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →