Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Populli dhe institucionet e Kosovës do ta kujtojnë me mirënjohje Nishanin

nga E.Bullaku2 qershor 2022

Sot iu dha lamtumira e fundit ish-presidenti të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka vdekur nga jeta pak ditë më parë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Populli dhe institucionet e Kosovës do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë Nishanin.
Osmani theksoi se Nishani është angazhuar tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si president i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore.
“Në emër të qytetarëve të Kosovës u përkulëm para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar. Ai u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar. Si President i Shqipërisë, ai u kujdes gjithnjë që Kosova të mbahet lart në agjendën e tij shtetërore. Populli i Kosovës dhe institucionet e saj do ta kujtojnë përherë me mirënjohje të thellë.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin Nishani!”, theksoi Osmani.
Në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, Qeveria e Shqipërisë shpalli këtë të enjte ditë zie kombëtare./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →