Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“Porsche”, “Ferrari” e “Bentley”! Policia e Turqisë bëhet me vetura super luksoze

nga Kaltrina Berila26 dhjetor 2023
“Porsche”, “Ferrari” e “Bentley”! Policia e Turqisë bëhet me vetura super luksoze

Policia e Turqisë është pajisur me 23 vetura luksoze, përcjell TV21.

Bëhet fjalë për vetura që janë konfiskuar nga grupet kriminele njoftoi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.

“Si rezultat i operacioneve të suksesshme të kryera nga policia në Stamboll kundër grupeve të organizuara kriminale, janë sekuestruar 23 vetura. Me vendim gjykate këto vetura i janë dorëzuar policisë. Tani e tutje ata janë në dispozicion të policisë sonë në shërbim të kombit tonë”, ka shkruar Jerlikaja.

Siç raporton Agjencia Anadollu, në mesin e automjeteve të konfiskuara ka edhe disa vetura luksoze – si “Mercedes-Benz”, “Porsche”, “Ferrari” dhe “Bentley”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →