Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pozita dhe opozita takohen “tinza”

nga RTV213 prill 2017

Pozita dhe opozita po mbajnë takim  pa praninë e mediave, në njërën nga lokalet e Prishtinës

Partitë politike të pozitës dhe opozitës, janë duke zhvilluar një takim të paparalajmëruar, pa praninë e mediave, në njërën nga lokalet e Prishtinës.

KosovaPress merr vesh se në takim është duke u diskutuar për demarkacionin, ushtrinë dhe zgjedhjet.

Në takim po marrin pjesë zyrtarë të lartë të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, por që nuk është i pranishëm asnjëri nga kryetarët e parive parlamentare.

Ky është njëri nga takimet e radhës që pozita dhe opozita kanë mbajtur jashtë institucioneve të Kosovës, por që më parë nuk kanë arritur të pajtohen për temat e shtruara, pasi dallimet mes tyre kanë qenë të mëdha. Kjo është hera e parë, ku në takim po diskutohet edhe çështja  e transferimit të FSK-së në ushtri.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →