Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Pranim-dorëzimi i donacionit të automjeteve nga Gjermania për FSK-në

nga Venera Grabanica11 prill 2024
Pranim-dorëzimi i donacionit të automjeteve nga Gjermania për FSK-në

(Lajm i përditësuar)


Pranim-dorëzimi i donacionit të automjeteve nga Gjermania për FSK-në

Republika Federale e Gjermanisë sot i ka dhuruar automjete ushtarake Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të enjten me vlerë 3 milionë euro.
Ceremonia u zhvillua në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa FSK-ja pranoi pesë kamionë, ndërsa 10 të tjerë do t’i blejë me mjetet e veta.

​Gjermania i jep automjete FSK-së

Sot në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë detaje lidhur me automjetet, por bëhet e ditur se ceremonia do të mbahet në orën 10:30.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →