Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Prapë protesta kundër Vuçiqit në Serbi

nga B G23 shkurt 2019

Kërkohet edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Protestues të shumtë kanë dalë përsëri në rrugët e Serbisë kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq.

Në duart e tyre ata kanë mbajtur pankarta në të cilat janë shkruar premtimet e pa realizuara gjatë mandatit të Vuçiq në krye të presidencës serbe.

Përveç premtimeve për reforma dhe pensione, protestuesit ia kanë përmendur Vuçiqit edhe zbardhjen e vrasjes së ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit të kaluar në veri të Mitrovicës  ndërkaq rasti është ende  nën hetime.

Kujtojmë se rrugët e Beogradit kohëve të fundit janë mbushur shpesh herë me protestues të cilët kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →