Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prej 11 mijë zyrtarëve, mbi 7 mijë e deklaruan pasurinë

nga Kaltrina Berila29 mars 2025
Prej 11 mijë zyrtarëve, mbi 7 mijë e deklaruan pasurinë

Deri më tani mbi 7 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë si obligim ligjor. Përderisa në këtë listë janë rreth 11 mijë zyrtarë, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit thonë se problematike është deklarimi i rrejshëm i pasurisë. Ndërkaq, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, vlerësojnë se ky proces nuk e ka arritur qëllimin e duhur.

Deri të hënën e 31 marsit është i hapur afati për deklarimin e pasurisë për rreth 11 mijë zyrtarë publikë, proces ky i cili është kyç për Kosovën në rrugën e saj për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit. Këtë obligim ligjor deri më tani e përmbushën mbi 7 mijë të tjerë, përderisa në proces janë mbi 1 mijë zyrtarë.

Nëse deklarimi i pasurisë nuk bëhet brenda afatit të rregullt ligjor, atëherë pason dënimi me gjobë dhe jepet 15 ditë afat shtesë për deklarim thotë drejtori i Departamentit për Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Afrim Atashi. Siç thotë Atashi, ndër vite problem më i theksuar ka qenë deklarimi i rrejshëm apo mos deklarimi i saktë.

“Deri më tani e kanë deklaruar pasurinë 7 mijë e 204 persona, ndërsa në proces janë 1 mijë e 505. Në tërësi rreth 11 mijë e kanë obligim deklarimin e pasurisë. Me ligjin e ri ata që vonohen dënohen me gjobë dhe kanë një afat 15 ditor që të deklarojnë pas dënimit me gjobë. Nëse nuk e deklaron pas afatit shtesë, konsiderohet vepër penale. Ndërsa deklarimi i rrejshëm është vepër penale i paraparë me kodin penal. Kemi në proces raste të kallëzimeve penale që i bajmë për deklarim të rremë të pasurisë dhe kemi raste kur gjyqtar apo prokuror i kthejnë si gabime teknike të cilat nuk munden me qenë të atilla sepse mosdeklarimi i shtëpisë apo banesës nuk është gabim teknik. Gabim teknik është psh adresa…Nuk kemi problem me mosdeklarimin por problem kemi me deklarimin e rrejshëm apo mosdeklarimi i sakt”, tha Atashi.

Por, që ky proces kaq i rëndësishëm po shihet vetëm çështje administrative duke mos sjellë rezultatet e nevojshme , e thotë hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, sipas së cilit procesi i deklarimit të pasurisë asnjëherë nuk ka arritur qëllimin e caktuar.

“Ideja është se në vetvete nuk është thjesht qëllim për me ditë sa pare i kanë, kjo është njana prej mjeteve kundër korrupsionit. Është mjet që shërben për zbulim të korrupsionit, e që fatkeqësisht deri më tani nuk e ka arritë këtë qëllim. Nëse i shohim rastet të deklarimit të rremë të pasurisë që paraqësin vepër penale, e shohim që gjykatat nuk kanë shqiptu dënime meritore edhe pse është vepër penale e kanë trajtu si kundërvajtje. Për shkak se deri më tani përjashtimit në disa raste, nuk është arritë me u parandalu apo me u luftu korrupsioni apo me u zbulu ndonjë rast i korrupsionit me anë të deklarimit të pasurisë…ka probleme të shumta, njëra prej cështjeve është që Kosova duhet me pasë një strategji për parandalimin e korrupsionit, e Qeveria ka dështuar ta bëjë një gjë të tillë”, th Shala për RTV21.

Në deklarimin e pasurisë të obliguar janë disa zyrtarë si presidentja, kryeministri, ministrat, deputetët, gjyqtarët, prokurorët, drejtorët e departamenteve, sekretarët, kryeshefët ekzekutiv, antarët e bordeve, mjekët, profesorët, doktorët, zyrtarët tatimorë, doganorë e të tjerë. Mjekët dhe profesorët për herë të parë e bënë deklarimin e pasurisë në vitin 2024./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →