Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Prej nesër rikthehen reshjet e borës në Maqedoni

nga E.Bullaku17 mars 2021

Moti nesër do të jetë i ftohtë dhe i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell në Maqedoninë e Veriut. Në vendet e larta dhe në vendet malore do të ketë reshje të borës. Temperatura minimale do të jetë -5 gradë Celsius ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 14 gradë Celsius.

Në Shkup do të ketë mot pjesërisht me vranësira. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 0 gradë, ndërkaq temperatura maksimale ditore do të jetë 11 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve nga Drejtoria Hidrometeorologjike, natën e së premtes, reshjet do të përhapen nga jugperëndimi, ndërsa në disa vende përfshi këtu edhe disa vende të ulëta do të ketë reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit deri të premten në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero, kurse më pas do të vijon ngritje e lehtë e temperaturave.

Nga e shtuna, pritet një valë e re lagështie me reshje të forta shiu, ndërsa në disa vendet më të larta priten reshje bore./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →