Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prej sot, bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet me SMS

nga Kaltrina Berila2 tetor 2023
Prej sot, bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet me SMS

Nga sot bileta e autobusit në Trafikun Urban mund të blihet me SMS, kështu ka njoftuar nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

“Shumë e lumtur të ndaj me ju lajmin se e kemi arritë një tjetër synim drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarë. Bashkë me Burimin, Ilirikun dhe Gentin, vendosëm një hap para në reformën e transportit publik. Ky është vetëm fillimi! Lehtë e shpejtë! Siç e kemi paralajmëruar, për herë të parë, qytetarët e Kryeqyteti Prishtina mund të blejnë biletën një drejtimëshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C si dhe biletën për vajtje ardhje në aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala”, ka thënë ajo.

Për të blerë biletën, ju duhet të dërgoni SMS në:

Dërgo SMS në 55990 për biletën një drejtim;
Dërgo SMS në 55991 për biletën ditore;
Dërgo SMS në 55992 për biletën për aeroport;
Së shpejti me biletat javore dhe mujore dhe risi të tjera!

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →