Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Prej sot, dy herë në ditë do të qarkullojë treni në linjën Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas

nga Gentrita Xhemajli5 shkurt 2025
Prej sot, dy herë në ditë do të qarkullojë treni në linjën Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas

Rikthehet linja e trenit nga Shkupi për në Kumanovë. Ky relacion do të udhëtohet për 41 minuta, ndërsa treni do të funksionojë dy herë në ditë.

Në disa pjesë të caktuara të ditës, treni do të udhëtojë edhe për Beljakovcë, ndërsa kur do të përfundojë hekurudha, edhe deri në Kriva Pallankë.

“Në ora 16:30 do të niset treni i parë nga Shkupi drejt Kumanovës. Udhëtimi do të zgjasë 41 minuta, dy herë në ditë do të operojë. Në mëngjes në ora 06:30 do të niset nga Kumanova…dhe i njëjti tren në ora 16:30 do të kthehet mbrapsht në Kumanovë dhe gjithsesi anasjelltas drejt Shkupit, dmth do të kemi 4 trena në ditë që do të operojnë për 41 minuta, që do të pajtoheni të gjithë, është vërtet shpejtë.”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski pas vizitës së sotme në “Hekurudha transport”. /TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →