Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Premier Liga angleze rikthehet sot me dy ndeshje

nga Miranda Beqaj18 dhjetor 2021

Premier Liga angleze rikthehet sot me dy ndeshje interesante, nga gjashtë sosh sa ishin të parapara që të zhvillohen.
Me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Villa Park” skuadra e Aston Villas e pret në shtëpi Burnleyn.
Ndërsa ndeshja më interesante dhe njëkohësisht e fundit për programin e sotëm të Premier Ligës angleze do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30, ku skuadra londineze Arsenal do të jetë mysafire e Leeds United.
Momentalisht, pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Manchester City me gjithsej 41 pikë, një më shumë se vendi i dytë Liverpooli, kurse Top 4 e mbyllin Chelsea me 37 pikë dhe Arsenali me 29 sosh.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Burnley me 11 pikë dhe Newcastle e Norwich me nga 10 sosh.
Programin e plotë të Premier Ligës angleze: 
E pezulluar – Manchester United-Brighton
E pezulluar – Southampton-Brentford
E pezulluar – Watford-Crystal Palace
E pezulluar – West Ham-Norwich City
16:00 Aston Villa – Burnley (Stadiumi Villa Park)
18:30 Leeds United – Arsenal (Stadiumi Elland Road)/Kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →