RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Premier Liga në zi, pezullohen ndeshjet e fund javës

nga Venera Grabanica9 shtator 2022

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në moshën 96 vjeçare, kështu duke i dhënë fund udhëheqjes 70 vjeçare në fronin e Mbretërisë së Bashkuar.
Si pasojë e kësaj, aktivitete të shumta janë pezulluar në shenjë respekti, ku ditë zie do të ketë në vend për 17 ditë me radhë.
Po ashtu, krahas këtyre aktiviteteve tani është pezulluar edhe xhiro e shtatë e kampionati anglez.
Lajmi është konfirmuar nga Premier Liga përmes një komunikate zyrtare.
“Pas një mbledhje këtë mëngjes klubet e Premier Ligës bënë homazhe drejt Madhërisë së Saj Queen Elizabeth II. Për të nderuar jetën e saj magjepsëse dhe kontributin e saj drejt vendit, dhe në shenjë respekti, ndeshjet e këtij vikendi në Premier Ligë do të pezullohen, përfshirë edhe ndeshjen e së hënës mbrëma.
Përditësime të reja për ndeshjet e Premier Ligës gjatë kësaj periudhe zie do të jepen vazhdimisht”, shkruante në komunikatën e Premier Ligës.

Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →