Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Premtohet se libri nuk do të trajtohet si mall

nga Egzona Mehmeti7 qershor 2017

Albin Kurti premtoi se do të heqë TVSH-në për librat

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka vizituar Panairin e Librit që është hapur dje në Prishtinë.

Ai gjatë kësaj vizite u ka thënë drejtuesve të Shtëpive Botuesve se me ardhjen e VV së në qeverisje do ta heqin TVSH-në për librin dhe se libri nuk do të trajtohet si mall.

“Do ta heqim TVSH-në për librat. Nuk do ta trajtojmë librin asnjëherë si mall të zakonshëm dhe nuk do të lejojmë kurrfarë pengese në qarkullimin e librave. Vetëvendosje  është subjekti i cili është i interesuar t’i sjellë në politikë dijen, shkencën, kulturën, studimet. Prandaj Vetëvendosje dhe libri janë bashkë, e do të jenë bashke”, tha Kurti.

Panairin e Librit po sot e ka vizituar edhe kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avudallh Hoti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →