Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidenca: Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim

nga Venera Grabanica4 qershor 2025
Presidenca: Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim

(Lajm i përditësuar)

Presidenca: Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përfundoi konsultimet me partitë politike. Sipas njoftimit për media data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim.
”Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Krasniqi: Për neve të gjitha datat janë të pranueshme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me Presidentën, Vjosa Osmani tha se PDK-ja pranon të gjitha datat e zgjedhjeve, por sipas tij, zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt.

”Për neve të gjitha datat janë të pranueshme, por prefernca jonë do të ishte sa më herët, ose dy datat 19 tetor apo 11 tetor”, tha Krasniqi.


Haxhiu: 5, 12 apo edhe 19 tetor datat e duhura për zgjedhje

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila në takim me Presidenten e Kosovë, Vjosa Osmanin për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale mori pjesë në vend të kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

”Ne paraqitem qendrimin tonë që është me rëndësi që zgjedhjet lokale t⌂ mbahen sa më shpejt. Për neve është mundësi data 5 tetori, 12 apo edhe 19 tetor”, tha Haxhiu.


Haradinaj: Propozova 12 tetorin për zgjedhjet lokale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja e Republikës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve komunale, ka propozuar 12 tetorin si datën e duhur për zgjedhjet lokale.

”Propozova që këto zgjedhje të mbahen më 12 Tetor 2025. Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore. Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim”, ka shkruar Haradinaj.


Ka përfunduar takimi i i presidentes, Vjosa Osmanit me përfaqësuesit e subjekteve politike.


Nis takimi i presidentes me përfaqësuesit e partive politike

Ka filluar takimi i presidentes, Vjosa Osmanit me përfaqësuesit e subjekteve politike.

Ky takim po zhvillohet në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Në takim nuk po marrin pjesë përfaqësues të Listës Serbe.

Pas përfundimit të konsultimeve, presidentja Osmani do ta bëjë publike datën e zgjedhjeve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →