Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidenca reagon pas deklaratës së Ramës: KFOR-i është reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës

nga B G29 shtator 2023
Presidenca reagon pas deklaratës së Ramës: KFOR-i është reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës

Nga Presidenca e Kosovës reaguan sot ndaj një deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama,  i cili tha një sqarim për deklaratën e tij që KFOR-it të vendoset në Veri, tha se një gjë e tillë se ka qenë kërkesë edhe e presidentes Vjosa Osmani.

Zëdhënësi i Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina, sqaroi se preisdentja Osmani në çdo takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se KFOR-i është reagues i tretë në mbështetje të Policisë së Kosovës si reaguese e parë në secilën pjesë të territorit të saj.

“Institucionet e Kosovës kanë kërkuar mbështetje nga NATO-ja, që patrullimet në zonën kufitare t’i përfshijnë edhe ushtarët e NATO-s, përkrah policëve të Kosovës në mënyrë që të parandalohet hyrja e grupeve terroriste dhe sulmet nga Serbia”, ka thënë Kupina.

Tutje Kupina tha se se s’bëhet fjalë për marrjen e kompetencave të institucioneve nga KFOR-I, por për mbështetje të institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia.

“Policia e Kosovës ka mandat të plotë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa me NATO-n, ka bashkëveprim dhe koordinim të ngushtë, siç e dëshmon edhe reagimi e operacioni policor gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.Pra, nuk bëhet fjalë për marrjen e kompetencave sovrane të institucioneve të sigurisë së Kosovës nga KFOR-i, por për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në ndalimin e agresionit nga Serbia”, ka thënë Kupina.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot tha : Unë e thashë qartë dje se këtë kërkesë e ka bërë edhe Presidentja Osmani dhe e shpjegova më tej se kjo që kërkoj sot nuk ka lidhje me atë çka kam shprehur disa muaj më parë, si frikë se mund të ndodhë nëse situata degradon, në mungesë të rezultateve të dialogut. Sepse, siç e shpjegova edhe dje, “nuk jemi akoma aty” dhe që të mos shkohet nesër deri aty, duhet që KFOR-i të marrë në kontroll veriun një orë e më parë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →