Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Presidenti i Malit të Zi nënshkruan Ligjin për religjionet

nga B.K29 dhjetor 2019

Ligji për Liritë Fetare duhet të publikohet në gazetën zyrtare

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka miratuar ligjin problematik të religjoneve dhe besimeve të shtunën, një ditë pas trazirave në seancën parlamentare ku u larguan dhunshëm disa deputetë opozitarë për shkak të dhunës.

Ligji për Liritë Fetare duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit.

Miratimi i këtij ligji u përcoll me bojkot të deputetëve pro-serbë si dhe dhunë në mes të deputetëve.

Veprimi i deputetëve opozitarë serbë kishte të bënte me faktin se Serbia nuk është përgjigjur ende ndaj miratimit të një ligji për komunitetet fetare në Malin e Zi, i cili ka ngritur shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë në pronat që administron.

Më shumë se 70 përqind e malazezëve janë të deklaruar si ortodoksë.

Kisha Ortodokse serbe – e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi – pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, andaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare./Rel

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →