RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Presidenti i Venezuelës bën thirrje për bisedime

nga Kaltrina Berila24 prill 2017

Pas tri javësh protestash të tensionuara

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro i ka bërë thirrje opozitës që të rifillojnë bisedimet.

Ai tha gjithashtu tha se ishte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend. Komentet e tij vijnë pas paralajmërimeve për mbajtjen e një tjetër proteste të hënën, pas tri javësh protestash të tensionuara në të gjithë vendin.

Demonstruesit kanë bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vitin e ardhshëm  dhe largimin e presidentit Maduro, shkruan BBC.

Negociatat e vitit të kaluar midis opozitës dhe qeverisë u prishën kur opozita akuzoi Maduron për shkelje të marrëveshjeve dhe përdorimin e bisedimeve për të përfituar kohë.

Duke folur të dielën, Maduro miratoi idenë e zgjedhjeve për kryetarët e komunave dhe guvernatorët e shtetit, por nuk përmendi votim në nivel presidencial.

“Zgjedhjet – po, tani dua zgjedhje,” tha ai.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →