Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Presidenti palestinez mirëpret njohjen nga Mbretëria e Bashkuar: Hap i rëndësishëm

nga Gentrita Xhemajli21 shtator 2025
Presidenti palestinez mirëpret njohjen nga Mbretëria e Bashkuar: Hap i rëndësishëm

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, e ka mirëpritur njoftimin e Mbretërisë së Bashkuar se po e njeh shtetin palestinez, raporton CNN.

Abbas tha se njohja është “një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm drejt arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe do ta hapte rrugën për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete, duke i lejuar Palestinës të jetojë krah për krah me Izraelin në “siguri, paqe dhe fqinjësi të mirë”.

Abbas tha se prioriteti i menjëhershëm është një armëpushim në Gaza, “hyrja e ndihmave, lirimi i të gjithë pengjeve dhe të burgosurve, një tërheqje e plotë izraelite nga Rripi i Gazës”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →