Presidenti rus e filloi fjalimin e tij në konferencën për shtyp duke pranuar se marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë vuajtur në vitet e fundit.
“Dihet që nuk ka pasur takime të nivelit të lartë midis Rusisë dhe SHBA-së për katër vjet, dhe kjo është një kohë e gjatë. Kjo kohë ishte shumë e vështirë për marrëdhëniet dypalëshe. Dhe të jemi të sinqertë, ato kanë rënë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë. Mendoj se kjo nuk po u sjell dobi vendeve tona dhe botës në tërësi”, tha ai.
“Një takim personal midis krerëve të shteteve ka qenë i vonuar prej kohësh”, shtoi ai./21Media










