Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Presidenti Thaçi pret nesër senatorin McCain

nga RTV2113 prill 2017

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet të premten me senatorin amerikan dhe mikun e Kosovës, John McCain, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë

Takimi mbahet në ora 9.30, në Kabinetin e Presidentit.

Senatori amerikan gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa ka marrë pjesë edhe në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, në të cilën iu drejtua qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, McCain po qëndron në Kosovë pasi që kishte vizituar shtetet e rajonit.

Nesër senatori amerikan do të dekorohet me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →