Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Presidenti ukrainas flet me Biden, pas deklaratave të Putinit

nga E.Bullaku21 shkurt 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, ka thënë për CNN se Biden ka folur me Zelenskyn për 35 minuta.
Pas fjalimit televiziv të presidentit rus Vladimir Putin, Zelensky ka bërë të ditur se një takim ka filluar të mbahet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.
“Kam diskuar ngjarjet e orëve të fundit me presidentin Joe Biden. Ne do të fillojmë takimin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Nacionale. Është planifikuar edhe një bisedë me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Putin ka nënshkruar sot dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Ndërkohë liderët e Perëndimit kanë paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Rusia njeh pavarësinë e këtyre rajoneve./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →